24 Prill 2024

Argjentina bëhet vendi i 5 në botë që kalon mbi 1 milion të infektuar me Covid-19

Buenos Aires, 20 tetor - Argjentina është bërë shteti i pestë në botë që ka kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit, Argjentina raportoi 12 mijë e 982 raste të reja duke e çuar në total numrin e të infektuarve me Covid-19 në 1 milion e 2 mijë e 662.

Në shtetin jugor të Amerikës latine, janë shënuar 451 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në total në 26 mijë e 716 numrin e viktimave nga Covid-19.

Me një popullsi rreth 45 milionë banorë, Argjentina është shteti më i vogël që ka kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve nga koronavirusi.

Mbi 1 milion të infektuar kanë shënuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India, Brazili dhe Rusia, por që kanë popullsi më të madhe se Argjentina.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)