29 Mars 2024

AQH-ja zvicerane do të vazhdojë ta mbështes shëndetësinë e Mitrovicës

Mitrovicë, 5 shkurt - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani dhe drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH), në krye me udhëheqësin Nicu Fota.

Në këtë takim udhëheqësi i AQH-së, Fota, potencoi se AQH-ja do të vazhdojë të mbështesë edhe për 4 vite të ardhshme shëndetësinë në Mitrovicë, në kuadër të projektit për mbështetje në sektorin e Shëndetësisë në disa nga Komunat e Kosovës.

“Do të vazhdohet edhe me fazën e dytë të këtij projekti, sepse faza e parë e projektit ka shkuar shumë mirë dhe bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyeshëm me komunën dhe QKMF-në. Ky projekt është i orientuar në tri pika, duke filluar me ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore, pastaj fuqizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për të drejtat në marrjen e shërbimeve shëndetësore, dhe mbështetja e ngritjes profesionale”, tha ndër të tjerash Fota.

Ndërsa, kryetari Bahtiri ka falënderuar dhe vlerësuar lartë kontributin e AQH-së, për realizimin me sukses të projektit gjatë katër viteve të kaluara, si dhe për vazhdimin e projektit duke përkrahur sektorin e shëndetësisë, në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Po ashtu edhe drejtoresha për Shëndetësi, Erseka Hasanaj Barani, theksoi se AQH-ja janë partnerë shumë bashkëpunues, dhe falë ndihmës së tyre në realizimin e projekteve për sektorin e shëndetësisë, kanë arritur të krijojnë kushte më të mira për qytetarët mitrovicas.

Në fund, udhëheqësi i AQH-së, Fota, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e treguar në raport me ofrimin e shërbimeve më të mira shëndetësore për qytetarët e Mitrovicës, i dhuroi një mirënjohje simbolike kryetarit Bahtiri.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)