23 Prill 2024

Anulohet konkursi për drejtorë të klinikave, instituteve dhe shërbimve

Prishtinë, 1 tetor - Bazuar në  shkresën e Ushtruesit te Detyrës së Sekretarit të  Përhershëm të Ministrisë  së Shëndetësisë, nr.05-5306-2 dhe Vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, nr.4658  të datës, 17.09.2012, Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, Dr. Nijazi Gashi, sot  ka marrë vendim për anulimin e konkursit  për Drejtorë të Klinikave, Instituteve dhe Shërbimeve  të QKUK-së.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Përhershëm të Ministrisë, Gani Shabani, ka kërkuar nga drejtori i QKUK-së Njazi Gashi, që të respektohet vendimi i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës (KMPK), në të cilin vendim, është kërkuar anulimi i konkursit përmes të cilit ishin zgjedhur drejtorët e klinikave të QKUK-së, njofton JNK.

Vendimi i KPMK-së obligon sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, drejtorin Ekzekutiv të QKUK-së si dhe menaxherin e Personelit që në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij vendimi ta rishpallin konkursin për të gjitha vendet e punës, të cilat janë paraparë sipas Shpalljes së Rekrutimit të datës 15 maj 2012

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)