25 Prill 2024

Amerikanët investojnë 2 milion dollarë në renovimet e QKUK

Prishtinë, 10 janar - Në  prani të  Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të  Amerikës, Znj. Tracey Ann Jacobson dhe Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Ferid Agani, sot në Klinikën Infektive,  janë përuruar repartet e rinovuara, financuar nga Komanda Evropiane dhe koordinuar nga Zyra e Ambasadës së SHBA-ve në Republikën e Kosovës.

Në fazën e parë të këtij projekti janë investuar 1 milion dollarë, përderisa në vazhdim të fazës së dytë pritet të investohen edhe 1 milion të tjera.

Me këtë rast, Ambasadorja  Jacobson tha se   Shtetet e Bashkuara janë shumë krenare që ndihmuan Kosovën në forcimin e kujdesit mjekësor për të gjithë qytetarët e saj.

“Ky projekt i rëndësishëm për asistencë humanitare është financuar nga Komanda Evropiane dhe koordinuar nga Zyra e Ambasadës sime dhe do të sjellë përmirësime të nevojshme për të dyja Klinikat, ato kirurgjikale dhe Infektive.Ai përmirëson kushtet për pacientët dhe personelin” theksoi ajo.

Sipas saj, sot po shënohet përfundimin i fazës së parë  dhe  po fillon faza e dytë e  rinovimet.

“Ne e dimë se Qendra Klinike Universitare është  duke punuar me kapacitet të lartë, dhe se ka qenë e vështirë për personelin klinikave, për të punuar me qasje të kufizuar dhe të reduktuar,  mbështetja e Ministrit Agani dhe stafit të Qendrës Klinike Universitare ka qenë e rëndësishme në zbatimin e qetë të Fazës së parë të  këtij projekti. Ne shohim përpara për të vazhduar këtë partneritet në fazën e ardhshme të punës”,

Znj. Jacobson tha se ky projekt është një shembull tjetër i interesit të Komandës Evropian në mbështetjen e zhvillimit të gjerë të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferdi Agani, shprehu falënderimin e thellë për Qeverinë amerikane për këtë investim kapital.

“Ministria e Shëndetësisë është e bindur se partneriteti i filluar prej vitesh midis SHBA-ve dhe Kosovës, do të vazhdojë me sukses edhe në të ardhmen.  Ky projekt do të ketë ndikim të drejtpërdrejt në fuqizimin e kapaciteteve shëndetësore  për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”

Sipas tij,  inaugurimi i fazës së parë të projektit për Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe Klinikën e Kirurgjisë, do të reflektojë me një ngritje të dukshme të cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarët e vendit tonë. Me këtë projekt është investuar në renovim edhe në Klinikën e Neurokirurgjisë dhe Repartit të Kirurgjisë Vaskulare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)