29 Mars 2024

Albin Kurti rezulton pozitiv në testin për koronavirus

Prishtinë, 28 tetor - Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.

Ai ka thënë se dy ditë më parë ka pasur simptoma të lehta të sëmundjes dhe më pas i është nënshtruar testit për koronavirus.

“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)