26 Prill 2024

Agani vlerëson partneritetin në shëndetësi me Luksemburgun

Prishtinë, 22 mars - Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani priti sot në delegacion të Lux - Development, të kryesuar nga Henry Guillan, drejtor i operacioneve të projekteve të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë.

Në këtë takim është vlerësuar lart nga të dy palët bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë dhe në menaxhimin e projekteve mbështetëse të Qeverisë së Luksemburgut për sistemin shëndetësor të Republikës së Kosovës.

Ministri Agani ka njohur delegacionin e Lux - Development me angazhimet e MSh-së në reformën legjislative, në fushën e ngritjes së kapaciteteve dhe infrastrukturës, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe me pritjet që i ka Ministria në të ardhmen.

Delegacioni i Lux - Development ka shprehur kënaqësinë që kontributi i tyre është vlerësuar dhe në realizimin e projekteve dhe te MSh-ja ka gjetur partneritetin e duhur, për të cilin u shprehën zotime se do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)