04 Mars 2021

Agani: Reformat në shëndetësi sjellin rezultate në farmaceutik

Prishtinё, 10 shtator - Nën patronatin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës dhe organizuar nga Shoqata Farmaceutike e Kosovës sot në Prishtinë u mbajt seminari  me temën : “Strategjia Nacionale në Sektorin farmaceutik”.

Pjesëmarrësit e seminarit i ka përshëndetur Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, i cili ka vlerësuar se farmacia si sekctor e ka vlerën e vet të jashtëzakonshme dhe pavarësisht problemeve me të cilat ballafaqohet tani, shumë shpejt ky sektor në Kosovë do ta marr veten dhe do të bëhet i respektuar sikur ishte para luftës, kur konsiderohej sektori më i rregulluar.

Ministri Agani tha se kjo do të arrihet në saje të një procesi reformash të cilave u është qasur Ministria e Shëndetësisë.

“Prej marrjes së mandatit tim,  MSh u është qasur problemeve me një pikëpamje vizionare dhe strategjike, duke mos lënë anash edhe zgjidhjen e problemeve ditore, ndërsa synimi kryesor është krijimi i një perspektive të qartë në sistemin shëndetësor,ku sektori farmaceutik do të ketë vendin e vet të posaçëm”, tha Ministri Agani.

Ai paralajmëroi për javën që vjen vizitat shumë të rëndësishme që në MSH do të bëjnë përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore dhe u shpreh optimist se pas inkorporimit që u është bërë sugjerimeve të këtyre mekanizmave në Projektligjin për Shëndetësi dhe Projektligjin për Sigurime Shëndetësore, dhe harmonizimit edhe me rekomandimet e KE-së, OBSH-së dhe MEF-it, këto dy projektligje do të mund të kalojnë në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, duke krijuar kështu një marrëdhënie të re në shëndetësi, e cila do të mundssojë ndryshimin e realitetit në kuptimin pozitiv.

Ministri Agani theksoi edhe punën që është bërë në ndryshimin e Ligjit për Produktet dhe Pajisjet Medicinale, si ligj i tretë i pakos së ligjeve reformuese, që do të mundësojë ndryshimin e sistemit të tanishëm që gjenron probleme dhe do të krijoihen mundësi për reforma.

Në këtë proces, Mnistri  kërkoi që profesinistët nga fusha e farmacisë dhe SHFK të jenë pjesë aktive, duke vlerësuar ShFK-në si një partner serioz në rrugën e reformave.

Kadri Bytyqi, kryetar i ShFK-së ka shprehur besimin se Ministri Agani do të përmbush zotimet e tij që ky sektor të ndihmohet, ashtu që farmaceutika të trajtohet si hallkë e rëndësishme e sistemit, që sipas, Bytyqit, nuk ishte bërë në të kaluarën.

Në këtë seminar u trajtuan tema të ndryshme që kanë të bëjnë me legjislacionin në farmaceutikë  dhe vështirësitë në zbatimin e tij, praktikat e mira në farmaci, aspekte që lidhen me mënyrët e krijimit të Strategjisë Nacionale të sektorin farmaceutik,  menaxhimin ebarnave dhe mbetjeve medicinal e të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Mars 2021

 - Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me përfaqësuesit e bankave. (Ndërtesa e BQK-së, ora 10:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore që kanë kontribuar në luftën kundër Covid-19. (Amfiteatri i Telemjekësisë në QKUK, ora 10:00)

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti takohet me shoqatat e bizneseve. (Ndërtesa e BQK-së, ora 14:00 - mediat mund te marrin pamje)

- Dogana e Kosovës organizon konferencë për shtyp ku do të paraqiten rezultatet e doganës gjatë dy muajt e parë të vitit 2021 dhe luftimi i kontrabandës dhe informalitetit në muajt e fundit. (Drejtoria e doganës në lagjjen Emshir, ora 14:00)   

- Guvernatori i BQK-së Femi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)