19 Prill 2024

Agani priti ekspertët e Federatës së Odave Mjekësore të Gjermanisë

Prishtinë, 19 mars -  Ministri i Shëndetësisë , Ferid Agani, priti sot ekipin e ekspertëve të Federatës së Odave Mjekësore të Republikës Federale të Gjermanisë: Dr.  Ramin Walter Parsa dhe Domen Podnar, të shoqëruar nga Dr. Salih Berisha nga Qendra Mjekësore Universitare në Mannheim.

Ky takim ishte në funksion të elaborimit përfundimtar të koncept-dokumentit për Ligjin e Odave të profesionistëve shëndetësor në Republikën e Kosovës, që pritet të miratohet në Qeverinë e Kosovës në fillim të muajit prill; si dhe në funksion të përgatitjes së aktiviteteve të përbashkëta me Federatën gjermane të odave mjekësore, në funksion të hartimit sa më të mirë të Ligjit për Odat e profesionistëve shëndetësor në Republikën e Kosovës.

Pas këtij takimi, ekspertët e Federatës së Odave Mjekësore të Republikës Federale të Gjermanisë kanë marrë pjesë në punëtorinë e grupit punues për hartimin e koncept dokumentit të Ligjit për odat, duke asistuar me eksperiencën e tyre në këtë lëmi.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)