29 Mars 2024

Agani: Është koha që vlerat etike të mbizotërojnë në mjekësi

Tiranë, 31 mars - Ministiri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Dr. Ferid Agani morri pjesë sot në hapjen e konferencës ndëkombëtare “Etika në mjekësi” që i filloi punimet në Tiranë, në organizimin e seksionit mjekësor të Institutit Alb-Shkenca.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Ministri Agani theksoi se është koha  e fundit që vlerat etike në mjekësi të mbizotërojnë ndaj vështirësive financiare, të cilat çdo herë e më shumë po paraqiten si faktor përcaktues për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Në vazhdim të fjalës së tij Ministri Agani konfirmoi vendosjen  e vlerave etike mjekësore në themelet e reformës së sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës që se shpejti do të fillojë.

 Në hapjen e konferencës përveç Ministrit Agani morri pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë, Dr. Petrit Vasili.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)