22 Prill 2021

Agani diskutoi me kliniken Bullgare për bashkëpunimin në shëndetësi

Prishtinë, 24 janar - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, priti sot një delegacion të  grupit të ekspertëve të hulumtimeve klinike  “Comac Medical” nga Bullgaria, të udhëhequr nga Dr. Milen Vrabevski, shef ekzekutiv, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e legjislacionit shëndetësor, praktikat e mira klinike, fushën e hulumtimeve klinike dhe projekte të tjera që lidhen me fuqizimin e kapaciteteve profesionale në shëndetësi.

Në këtë takim, Ministri ka njohur delegacionin e “Comac Medical” me reformat në shëndetësi dhe ka mirëpritur interesimin e këtij fondacioni nga Bullgaria për krijimin e një rrjeti të bashkëpunimit të ekspertëve të tyre me ekspertët vendorë në Kosovë në fusha specifike që lidhen me legjislacionin dhe harmozinimin e tij me direktivat e Bashkimit Evropian, studimet dhe hulumtimet klinike dhe fushat e tjera me interes të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)