25 Prill 2024

Agani dhe Polters, diskutuan për reformat në shëndetësi

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani, ka pritur në takim drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë, Jan Peter Olters.

Ministri Agani, duke i dëshiruar sukses me rastin e fillimit të detyrës si Drejtor i Bankës Botërore për Kosovën e ka falënderuar Polters për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Banka Botërore i ka dhënë Ministrisë së Shëndetësisë në procesin e përgatitjes së Kornizës ligjore për reformat përmbajtësore në sektorin e shëndetësisë dhe shprehu gatishmërinë e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në implementinin e këtyre reformave.

Drejtori Polters theksoi ndërkaq, gatishmërinë e Bankës Botërore për avancimin e mirëqenies shëndetësore të qytetarëve të Kosovës si dhe mbështetjen e përpjekjeve reformuese të Ministrisë së Shëndetësisë në këtë drejtim.

Gjatë takimit, Ministri Agani, i parashtroi edhe prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, të bazuara në Strategjinë Sektoriale Shëndetësore 2010-2014, të cilat mund të jenë pjesë e Strategjisë së bankës Botërore për mbështetjen e Kosovës, që është në përgatitje e sipër.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)