13 Nëntor 2019

Afera Shahini, kunati i Enver Hoxhës dëmtoj Sigurimet Shëndetësore

Prishtinë, 14 qershor - Prej një dekade premtohen sigurimet shëndetësore publike. Bashkë me to dhe finalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor.

Në vitin 2016, Lëvizja Vetëvendosje! denoncoi aferën e sistemit informativ shëndetësor, ku përveç të tjerëve përgjegjës për abuzimin me fondet e dedikuara ishte Ymer Shahini, kunati i Enver Hoxhaj, aktualisht zv.Kryeministër dhe nënkryetar i PDK-së.

"Atëbotë pas denoncimit tonë, Hoxhaj pati dalë publikisht duke e shfajësuar kunatin e tij, lidhur me këtë aferë i cili njëkohësisht ishte një i kërkuar nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara. Madje, ai pati akuzuar Lëvizjen për shpifje dhe “fashizëm politik”", thekso Doktor Jusuf Ulaj. 

Para tre ditësh Shahini, nënshkruesi i kontratës për SISH me Ministrinë e Shëndetësisë, u arrestua pas për ekstradim në SHBA ku akuzohet si pjesë e skemës së mashtrimit financiar. 

Ai qëndronte i fshehur dhe i mbrojtur në Kosovë. Atë asnjëherë sipas dr. Ulajt nuk e intervistoi apo kërkoi Prokuroria e Kosovës për aferën e Sistemit Informativ Shëndetësor.

"Përveç denoncimit publik morëm iniciativë edhe në Kuvendin e Kosovës duke i hapur rrugë Auditorit të përgjithshëm që të shqyrtonte këto kontrata."

"Rezultati ishte se paratë, mbi 20 milionë, një pjesë nga buxheti dhe një pjesë si donacion nuk kishin dhënë rezultat. Pra, prej vitit 2009 deri në vitin 2018 çdo vit është buxhetuar për këtë sistem deri në 5.600.000 në vit, dhe nga donatori deri në 20 milionë për të gjithë projektin", thekson me tutje dr. Ulaj.

Afera Shahini së bashku me Aferën Spitali implikojnë drejtpërdrejt drejtuesit e PANkoalicionit.

Ulaj konsideron se kryetari dhe nënkryetarët e PDK-së, me pozicione drejtuese në Kuvend dhe Qeveri kanë penguar hetimet për këto raste dhe janë duke penguar zhvillimin e sistemit shëndetësor publik.

Ai konsideron po ashtu se Uran Ismajli, ministër i shëndetësisë dhe nënkryetar i PDK-së, jo vetëm nuk punon për të jetësuar Sistemin Informativ Shëndetësor, por ka hequr dorë plotësisht prej këtij detyrimi.

"PANministri në vend se të distancohej e të denonconte keqpërdorimet, ka vijuar me një tjetër tender, në vlerën 2.5 milionë euro për tani Fondin e Sigurimeve shëndetësore. Sipas nesh një afere e re duket në horizont", pohon dr, Ulaj.

Ende kryeprokurori nuk ka iniciuar asnjë hap për ta adresuar këtë aferë multimilionëshe që e ka lënë Kosovën si para dy shekujsh, pra pa Sigurime Shëndetësore.

Edhe pse lënda për këtë rast ka qenë tek prokurori Shkëlzen Ibrahimi, asnjëherë nuk u zgjeruan e thelluan hetimet.

Doktor Jusuf Ulaj dhe doktor Mirsad Shkreta nga Komiteti për Shëndetësi, risollën në vëmendjen e publikut këtë aferë, detajet dhe dëmet që ende po vijojnë në kurriz të qytetarëve të Kosovës.

Sistemi informativ shëndetësor është parakusht për Sigurimet Shëndetësore. Sigurimet janë jetike për vendin tonë. Ato ndihmojnë më të varfrit dhe parandalojnë skemat korruptive e abuzive në spitale.

Prokuroria duhet të hetojë. Përgjegjësit duhet të jenë para drejtësisë dhe buxhetit duhet t’i kthehen paratë e humbura duke ia sekuestruar ato dëmtuesve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë diten e dytë të konferencës ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’. (Hotel Sirius, ora 9:30) 

- Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit organizon ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity Scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”. (Menza Ramiz Sadiku, ora 10:00)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për gjuhët organizon ngjarjen e ndarjes  së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Ndërmarrja “Dekoriti” organizon shënimin e përvjetorit të 30-të, me ç’rast do të lansojë linjën e re të prodhimit me dru masiv për interier. (Dekoriti ne fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, ora 13:45)

- Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat lidhru me rritjen e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. (Zyret e BSPK–së, ora 14:00)

- Medica Gjakova, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim organizon promovimin e librit “Unë jam Anemone”, i pari i këtij lloji i shkruar në Kosovë i publikuar nga Medica Gjakova. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 18:00)