19 Prill 2024

AAK kundër ligjit për Shëndetësinë

Prishtinë, 17 tetor - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është kundër Ligjit të ri për Shëndetësi i cili ka kaluar për lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës. Talat Gjinolli, ekspert për shëndetësi i kësaj partie, tha se ky ligj do ta degradojë edhe me shumë sistemim shëndetësor në vend.

“Pikë së pari ligji për shëndetësi është dashtë të hyjë në paketë me ligjin për sigurim shëndetësore dhe kështu si është nuk ka me ndryshua asgjë në sistemin shëndetësor në Kosovë, përkundrazi është rreziku se do ta degradoj edhe më tutje shëndetësinë kosovar, tha Gjinolli.

Fatkeqësisht sipas tij tani, qe ky ligj përfundimisht ka kaluar Qeverinë dhe është para deputeteve te Kuvendit te Kosovës në leximin e dytë, AAK nuk mund e te mos shpreh zhgënjimin e saj me faktin se propozimi i ligjit që është në kuvend nuk është ai që ishte diskutuar.

Gjinolli ka theksuar seLigji që është para deputetëve nuk është as produkt i punës që kanë bërë grupet e ekspertëve të ngritur nga vetë Ministria e shëndetësisë dhe nuk ka adoptuar asnjërin prej propozimeve që kanë bërë sindikata e punëtorëve shëndetësor dhe subjektet politike në fazën e diskutimit publik.

Ai reflekton qëndrimet e vetëm një grupi të vogël të njerëzish nga zyret e Ministrisë dhe si i tillë, jo vetëm që nuk do ta rregullojë gjendjen në shëndetësi, por me zgjidhjet e këqija që ofron, do ta çojë gjithë sistemin në falimentim.

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës nuk do ta përkrah Ligjin për shëndetësi të propozuar nga Qeveria. Pesëmbëdhjetë milion eurot, të parapara të mbulojnë implementimin e këtij Ligji, sipas AAK duhet të harxhohen për të ngritur kapacitetet në sektorin publik të Kosovës.

\"Ta përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve në këtë sektor në mënyrë që, kur të miratohet ligji për sigurime shëndetësore, ai të jetë plotësisht konkurrent me sektorin privat.\"

 Aleanca për ardhmërinë e Kosovës fton deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta bëjnë të njëjtën gjë dhe ta kthejnë këtë Ligj në Qeveri për rishqyrtim, për ta sjellë përsëri, të ndryshuar rrënjësisht, bashkë me Ligjin për sigurime shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)