15 Prill 2021

AAK fton Ministrin Agani ta rishikojë pozicionin e tij

Prishtinë, 21 shkurt - Departamenti për Shëndetësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me keqardhje konstaton se gjendja ne shëndetësi, edhe përkundër premtimeve të Ministrisë se shëndetësisë, nuk është përmirësuar.

Madje sipas AAK-së edhe më keq – është bërë arenë e përplasjes së interesave të ndryshme politike, parapolitike dhe ekonomike, që kanë rezultuar me arrestimet e zyrtarëve të saj më të lartë, me anulimin e konkurseve, ndryshimin dhe kthimin mbrapsht të statutit të Qendrës Klinike Universitare, e kështu me radhë.

Ky institucion sipas kësaj partie, nuk është marrë fare me shëndetësinë, por me vetveten!

"Pa sekretar permanent, pa menaxher të prokurimit, pa menaxher të farmacisë dhe pa menaxher te divizionit të cilësisë, respektivisht me ushtrues të detyrave në vend të tyre, kjo ministri ka dalë plotësisht nga rreshtimi. Dhe jemi shumë të sigurt do të jetë në këtë gjendje edhe një kohë të gjatë."

AAK vlerëson se fatkeqësia e Ministrisë, megjithatë, nuk përfundon këtu! Nëse është e vërtetë se Mistria ka marrë përkrahjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për reformat e proklamuara në shëndetësi, dhe projektligjet e propozuara nga Ministria, ende nuk janë në shqyrtim në Kuvend dhe në Qeveri, atëherë Ministria nuk e ka as përkrahjen e Qeverisë.

Madje, partia me e madhe ne Qeveri, Partia Demokratike e Kosovës, nuk ka qenë pjesë e asnjë diskutimi për gjendjen ne shëndetësi. Nga ky subjekt nuk e kemi dëgjuar asnjë vlerësim te vetëm për ketë sektor, e leje me ndonjë propozim si te dilet nga situate e rende ne te cilën gjendet. Për me tepër, ne në AAK nuk jemi të sigurt nëse kjo parti ka ndonjë trup që merret me shëndetësi!

Për ketë arsye, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fton Ministrin Agani ta rishikojë pozicionin e tij karshi Qeverisë. Të kuptojë ka, apo nuk ka ai përkrahjen e saj për reformat? Është ajo me të ose nuk është? Pastaj, përgjigjen t’ia bëjë publike opinionit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po e rikonfirmon qëndrimin e saj se shëndetësia është interes mbi interesat partiake. Shëndetësia është problem nacional dhe ashtu duhet të trajtohet.

Departamenti i AAK-së për Shëndetësi ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e të gjitha përpjekjeve për ta përparuar shëndetin e qytetarëve të Kosovës, pa marrë parasysh a vijnë këto nga pozita ose opozita. Ky qëndrim parimor i AAK i jep të drejtë asaj që të njëjtën përgjegjësi ta kërkojë edhe nga koalicioni në pushtet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)