20 Shtator 2020

423 mijë të infektuar dhe afro 19 mijë viktima nga Covid në të gjithë botën

Gjenevë, 25 mars - Sipas shifrave të publikuara deri me tani nga koronavirusi i ri Covid 19 janë infektuar 423 mijë dhe afro 19 mijë viktima në të gjithë botën.

Aktualisht situata paraqitet problematike në Itali, Spanjë dhe SHBA. Vendi më i goditur në Evropë, Italia numëron 69,176 të prekur dhe 6,820 viktima, ndërkohë që shifrat kanë ndryshuar me ritme të frikshme edhe në Spanjë. Saktësisht 42,058 infektime dhe 2,991 të vdekur.

Po kështu, SHBA ka 54,916 raste dhe 784 të pajetë. Ndërkohë në Iran, 24,811 raste dhe 1,934 viktima si dhe në Francë 22,304 raste dhe 1,100 viktima.
 
Listës së gjatë të vendeve nën izolim, së fundmi i është bashkuar edhe India, e cila ka shpallur izolimin për 21 ditë duke nisur nga orët e para të së mërkuës. “Do të ketë ndalim të plotë të daljes nga shtëpitë tuaja”, deklaroi kryeministri, Narendra Modi në një fjalim televiziv.

Nga ana tjetër, Rumania ka shpallur karantinim total. Shteti në fjalë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme më 16 mars, mirëpo numri i rasteve ka vazhduar të rritet ndjeshëm, meqë njerëzit kanë injoruar rekomandimet e qeverisë për të qëndruar brenda.

Më 24 mars, autoritetet kanë raportuar për 186 raste tjera – shifrën më të lartë të shënuar në baza ditore – dhe një vdekje, duke e dërguar në 762 numrin e rasteve të infektuara dhe në tetë atë të fataliteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)