23 Prill 2024

37.000 pacientë në vit vdesin në spitalet e BE nga papastërtia

Berlin, 10 janar - Gjendja e kushteve higjienike në spitalet e shteteve anëtare të Bashkimit Evropiane është sipas Komisionerit për Shëndetësinë John Dalli "alarmante".

Çdo vit vdesin nga infektimet në spitale rreth 37.000 persona, ndërsa tek më shumë se katër milionë pacientë janë vërejtur shenja të infektimeve, deklaroi ai për gazetën gjermane "Die Welt".

Në këtë sektor nuk duhet të kursehet, tha komisioneri nga Malta. Ai sugjeroi si masë kundër kësaj dukurie përgatitjen permanente të personelit për mbrojtjen më të mirë të pacientëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)