28 Tetor 2020

20,000 euro donacion për kompletimin e sallës së lindjes për gratë me Covid-19

Prishtinë, 22 shtator - Këto kohë të paprecedent i gjejnë institucionet tona në nevojë për pajisje të ndryshme mjekësore dhe medikamente, sidomos për gratë shtatëzëna, nevojë kjo e përmbushur kësaj here nga AMC në bashkëpunim me Bankën Raiffeisen në Kosovë.  

32 lloje të pajisjeve dhe barërave janë dorëzuar sot në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në vlerë prej rreth 20,000Euro. Të gjitha këto pajisje janë të dedikuara për kompletimin e sallës të operacionit dhe sallës të lindjes për gratë shtatëzëna të infektuara me COVID-19.  

Prezent në dorëzimin e këtij donacioni ishin stafi i AMC-së, Zv. Ministri i Shëndetësisë Z.Pjetër Ndou, dhe përfaqësues nga Raiffeisen Bank.  

”Ne jemi jashtëzakonisht falenderues ndaj Raiffeisen Bank, të cilët cdoherë janë shprehur të gatshëm të na ndihmojnë në përmbushjen e misionit tonë. Sikurse viteve të kaluara, AMC vazhdon të qëndrojë pranë nënave dhe fëmijëve duke u munduar që me punën tonë të ndihmojmë personelin shëndetësor, që vazhdojnë të bëjnë punë të jashtëzakonshme, edhe në këto kohë shumë të vështira për sistemin shëndetësor” u deklarua Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv i fondacionit Action for Mothers and Children.

Iliriana Toci, nga Raiffeisen Bank Kosovë me rastin e donacionit tha se: ''Jemi shume te lumtur si Raiffeisen Bank Kosovë, që në vazhdimësi bashkëpunojmë me fondacionin Action for Mothers and Children, që përmes projekteve dhe donacioneve tona të qëndrojmë afër nevojave të nënave dhe fëmijëve.''

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Z. Jakup Ismajli dhe Z. Pjetër Ndou, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë,  u shprehën shumë të lumtur për këtë donacion, dhe falenderuan AMC-në edhe për donacionet e tjera paraprake. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2020 - Qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin pesë ditor “Krejt Ka Pak V - Me Zemër Ngat” me aktivitete të ndryshme. (Hapësira e Termokissit, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të  Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të  “Muajit të mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara”, që është muaji tetor, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, do të vizitojnë personat me aftësi të kufizuara që janë të angazhuar në Administratën Komunale të Komunës së Prizrenit. (Objekti i Administratës Komunale në Qendrën për Shërbime të Integruara-One Stop Shop, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton para Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim lidhur me raportin e punës së ministrisë, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj mbajnë tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqi raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me problemet që është duke u ballafaquar ministria në përgjithësi, në veçanti për prodhuesit dhe transportuesit vendor për CEFTA si dhe për subvencionet e ndara për biznese gjatë pandemisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. (Objekti i KRPP-së, ora 14:00)

- Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci përmbyllë Projektin “Akademia për Lidership”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot mban tryezë me përfaqësues të institucioneve të vendit, organizatave që merren me përkrahjen e grave me kancer të gjirit, si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit. (Holli i Kuvendit, ora 15:00)

- Ambasada e Gjermanisë bashkë me Asociacioni për Evropën Juglindore dhe Instituti Aspen Gjermani organzojnë konferencën digjitale “Të rinjtë, migrimi dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”. (Onlne, ora 16:00)