13 Dhjetor 2019

2 475 raste me sëmundje malinje dhe beninje

Prishtinë, 4 tetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Shëndetësisë për vitin 2018.

Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë, shkallës së arsimimit të tyre, të dhëna për personat e licencuar për t’i kryer aktivitetet shëndetësore në institucionet shtetërore ose private në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, ky publikim ofron të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e spitaleve të përgjithshme, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, institucionet private të licencuara, shërbimet paraklinike, të sëmurit me TBC, sëmundjet ngjitëse, etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2018, ishte 13 180 persona, prej tyre 3 486 persona ishin mjekë specialistë; 8 226 infermierë dhe 1 468 staf jo-mjekësor.

Numri i përgjithshëm i shërbimeve të ofruara nga Qendrat e Mjekësisë Familjare ishte 13 215 001 shërbime, prej tyre: në mjekësi familjare ishin 4 136 388 vizita; në stomatologji ishin 683 133 vizita; në laboratore ishin 2 665 980 shërbime; si dhe në intervenime dhe shërbime të veçanta ishin 4 582 422 sosh.

Në spitalet e përgjithshme kishte 381 340 ditë shërimi me 84 222 pacientë të shtrirë, ku 18 376 pecientë ishin operuar.

Po ashtu, janë realizuar 825 381 vizita ambulantore, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike janë kryer  1 571 836.

Gjatë vitit 2018, në Qendrën  Klinike Universitare kanë qenë 465 488 ditë shërimi me 78 791 pacientë të shtrirë, ku  22 715 prej tyre janë operuar. Gjithashtu, janë realizuar rreth 352 377 vizita diagnostike për pacientë; 515 033 vizita ambulantore; 2 930 787 shërbime laboratorike dhe 551 036 shërbime të veçanta.

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK) janë realizuar 330 522 shërbime stomatologjike në total, prej tyre rreth 51 829 vizita kontrolluese; 81 757 shërbime për pacientë jashtë Prishtinës, etj.

Numri i rasteve të identifikuara dhe të trajtuara me sëmundje malinje dhe beninje, gjatë vitit 2018, ishte 2 475 raste, ndërsa numri më i madh i të prekurve me sëmundje malinje dhe beninje i përkiste grup-moshës 60-64 vjeç, me gjithsej 392 raste, ose shprehur në përqindje 15.9%.

Numri i dializave të realizuara gjatë vitit 2018, në të gjitha spitalet publike të Kosoves, ishte 124 446 raste. Ndërsa, numri i shërbimeve nga qendrat profesionale të shëndetit mendor ishte 352 380.

Numri i të prekurve me TBC kishte 702 raste, prej tyre 338 ishin femra dhe 364 meshkuj.

Numri i të vdekurve nga sëmundjet ngjitëse ishte 63, ku numri më i madh i të vdekurve ishte nga sëmundja Sepsis me gjithsej 21 persona, ose 33.3%.

Në bazë të odave të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë ka 19 241 punonjës shëndetësorë të licencuar, prej tyre 13 441 janë femra dhe 5 800 janë meshkuj.

Numri i institucioneve private shëndetësore të licencuara ka arritur në 1 592, prej tyre 27 spitale dhe 1 565 institucione të tjera shëndetësore si: ambulanca, poliklinika etj.

Nga gjithsej 1 592  institucione private shëndetësore të licencuara, numrin më të madh e përbëjnë ambulancat stomatologjike me 418, ose 26.25%, e numrit të përgjithshëm të institucioneve të licencuara private.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2019 - Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon konferencë nacionale për të diskutuar për situatën e strehimit familjar në Kosovë, për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme për të zhvilluar me tutje këtë shërbim për fëmijët pa përkujdesje prindërore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. (Salla e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Instituti Columbus organizon tryezë diskutimi me temë "Efekti i korrupsionit tek qytetarët: Diskutimi i fondit për trjatimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat ku do të behet edhe ndarja e mirënjohjeve për “Ndërmarrjet me të suksesshme të vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon konferencën lidhur me Procesin e Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar  një vjetorin e miratimit të tri Ligjeve, Ligjin për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon diskutim publik me qytetar për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarekesa dhe gjoba. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Ekipi i Kombëve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës  organizon panairin e festave të fundvitit. (Ndërtesa e Termokiss në Dardani, ora 12:00)

- Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

 - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond. (Muzeu Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë Haradinaj, në përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe heroit Mujë Krasniqi, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit. (Klinë, ora 13:00​)

- Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’. (Restorant ‘’Planet’’ në Gjilan, ora 14:00)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë diskutimi me temë: “Ligjërisht (t’pa) diplomuar?” e cilan mbahet me qëllim të diskutimit rreth problemit të verifikimit të diplomave të studentëve të cilët kanë ndjekur studimet pranë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Projekti Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon një debat politik - publik në të cilën do të diskutotohet për klimën. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit. (Rezidenca e Francës në Arbëri, ora 17:30)