24 Prill 2024

11 të vdekur dhe 1 mijë e 682 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë, 22 gusht - Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë të infektuar me COVID-19 si dhe 1 mijë e 682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Numri i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë është 19 mijë e 695 raste.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.

Aktualisht 776 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale nga të cilët 32 janë në gjendje të rëndë.

Infektimet janë shtrirë gjithandej Kosovës dhe shifrat e ditëve të fundit e bëjnë gushtin një nga periudhat më të rënda që nga shpërthimi i pandemisë.

Që nga 1 gushti deri më sot janë konfirmuar rreth 20 mijë raste të reja.

Autoritetet thonë se pjesa më e madhe janë të prekur nga varianti ngjitës Delta i koronavirusit dhe po bëjnë thirrje për vaksinim në masë.

Që nga marsi i vitit 2020 kur në Kosovë janë konfirmuar 125 mijë të prekur nga COVID-19, nga pasojat e të cilit kanë humbur jetën 2 mijë e 315 veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)