29 Mars 2024

Zyrtarizohen emërimi i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së

Prishtinë, 22 janar - Pas votimit të tri projektligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, nënshkrimit nga Presidenti Hashim Thaçi, si dhe pas publikimit në Gazetën Zyrtare, dje më 21 janar 2019, solemnisht u bë zyrtarizmi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe procesi i tranzicionit të FSK-së në ushtri të Kosovës, si dhe emërimi i Ministrit të Mbrojtjes dhe Komandantit të FSK-së.

Kryeministri i Kosovës me vendimin e nxjerrë më datë 17 janar 2019, ka emëruar Ministër të Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha. Vendim ka hy në fuqi më 20 janar 2019.

Po ashtu edhe Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka emëruar zyrtarisht Komandant të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama me mandat 5 vjeçar.

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama u betua para Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi,  se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)