29 Mars 2024

Zyrat e Avokatit të Popullit të hapura ditën e zgjedhjeve për ankesat eventuale

Prishtinë, 22 tetor - Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), në përmbushje të misionit që ka, sot në ditën kur zhvillohen Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, do të mbaj të hapura Zyrën Qëndrore në Prishtinë dhe zyrat regjionale.

Qëllimi i mbajtjes hapur të zyrave të IAP-së gjatë procesit të votimit ditën e zgjedhjeve, është pranimi i ankesave eventuale nga qytetarët, përkitazi me pretendimet për shkelje të votës apo cenim a keqpërdorim të të drejtave të garantuara me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet në fuqi.

Adresat e zyrave të IAP-së, janë si në vijim: Zyrën Qendrore në Prishtinë (rr. “Migjeni”, nr. 21), si dhe zyrat regjionale: në Prizren (Rr. “Remzi Ademi”, pn.), Gjilan (Rruga “Bulevardi i Pavarësisë" (ish ndërtesa e gjykatës) p.n.), Pejë (Rruga “Mbretëresha Teutë”, Nr.59, Ndërtesa e Komunës,Kati III, nr. 3), Mitrovicë (Sheshi: Agim Hajrizi, pn., Ndërtesa Regjionale e Administrates Tatimore), në Mitrovicën Veriore (Rr. "Sami Frashëri", pn., Lagja e boshnjakëve, Ndërtesa e ZAK), Ferizaj (Ndërtesa e Komunës, në përdhesë), Gjakovë (Rr. "Ismail Qemali", ish ndërtesa e Kadastrës), Graçanicë (rr."Car Lazari" p.n.).

Zyra Qendrore dhe zyrat regjionale do të jenë të hapura nga ora 07:00 në mëngjes e deri në përmbyllje të procesit të votimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)