29 Maj 2020

Zyra e BE-se, Norvegjia, Zvicrra, Britania, BERZH dhe BB do ta mbështesin Kosovën

Prishtinë, 20 maj - Përmes një deklarate të përbashket Udhëheqësja e Zyrës së BE-sënë Kosovë, Udhëheqësit e Misioneve të BE-së, Ambasadorët e Norvegjisë, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Udhëheqësi për Kosovën i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Menaxheri i Vendit i Bankës Botërore kanë thënë së janë përkrah popullit të Kosovës në këto kohë sfiduese.

"Jemi të vendosur të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën që ta tejkalojë këtë krizë. E vlerësojnë menaxhimin efektiv deri më tani të krizës së Covid-19 nga qeveria në detyrë dhe populli i Kosovës", thuhet në deklareten e tyre.

Ata kanë deklaruar se tani ka rëndësi madhore që rregullat e vendosura nga qeveria për të parandaluar përhapjen e virusit të respektohen nga të gjithë.

Për më tepër, udheheqesit e misioneve ndërkomëtare në Kosovë besojnë se në këto kohë të pasigurisë së madhe, të gjithë aktorët duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe të punojnë së bashku për të mirën e njerëzve.

"I mirëpresim të gjitha mundësitë për t’i diskutuar bashkërisht, në instancat e duhura institucionale, masat e nevojshme për kalimin e sfidës së Covid-19, përfshirë ratifikimin e marrëveshjeve financiare të negociuara me BE-në, shtetet e saj anëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare, si edhe masat kombëtare për të adresuar krizën shëndetësore dhe ekonomike."

"Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve që prioritet të kenë shëndetin e qytetarëve dhe të mirëpresin të gjitha mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal që kanë për qëllim shpëtimin e jetëve dhe mbrojtjen e popullatës nga pandemia."

"Rrjedha e lirë rajonale e furnizimeve dhe personelit mjekësor është thelbësore për suksesin e kësaj përpjekje", thuhet në fund të deklaratës së përbashkët të Udhëheqëses se Zyrës së BE-së, Ambasadorit te Norvegjisë, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, Udhëheqësit te Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Menaxherit te Bankës Botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)