24 Prill 2024

Zv.kryeministri Dardan Gashi takoi kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka

Prishtinë, 15 gusht - Zv.kryeministri Dardan Gashi, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, u takua me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Në takim u bisedua për procesin e zgjedhjeve, votimin e pjesëtarëve të diasporës, por edhe përfaqësimin e bashkatdhetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Zv.kryeministri  Gashi dhe kryetarja Daka u pajtuan që diaspora  duhet të informohet më shumë për  votimin përmes vebfaqeve të institucioneve,  përmes tryezave që planifikohet të mbahen me përfaqësuesit e diasporës, edhe përmes shoqatave, asociacioneve  e organizimeve të ndryshme, të cilat mund të shërbejnë   edhe si pika grumbullimi të materialeve zgjedhore për votim jashtë Kosovës.

Në takim u potencua se për përfaqësimin e diasporës në Kuvendin e Kosovës ka vullnet politik nga subjektet politike të Kosovës dhe në një të ardhme të afërt do të organizohen takime, debate, tryeza dhe organizime të ndryshme  për procesin e votimit të diasporës. Debate të tilla  do të mbahen edhe me partitë politike, nga të cilat sigurisht do të dilet me një qëndrim se si do të veprohet në të ardhmen, sa i takon votës së përfaqësuesve të diasporës, por, njëkohësisht, në takimet që do të mbahen në diasporë do të merret edhe mendimi i tyre.

 Z. Gashi dhe znj. Daka u dakorduan që ta thellojnë bashkëpunimin mes tyre, me qëllim që përfaqësuesve të diasporës t’ua bëjnë më të lehtë votimin  dhe të shihet mundësia e përfaqësimit të tyre në Kuvendin e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)