20 Prill 2024

Zvicra ndihmon Kosovën financiarisht

Prishtinë, 6 tetor - Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Lukas Beglinger dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni nënshkruan një marrëveshje rreth bashkëpunimit teknik dhe financiar si dhe ndihmës humanitare. Kjo marrëveshje ka për qëllim të promovojë reformat politike, ekonomike dhe shoqërore në Kosovë.

Hyseni tha se ndihma e Zvicrës për Kosovën nuk ka munguar asnjëherë. Sipas tij, shteti zviceranë do të vazhdoi te jetë partner kryesorë në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Zvicra ka qenë njëri ndër përkrahësit kryesorë të shtet ndërtimit të Kosovës në të gjitha fazat. Kosova do të vazhdojë të ketë miqësi të shkëlqyera me Zvicrën edhe në të ardhmen”, tha Hyseni.

Ambasadori zviceran në Kosovë, Lukas Beglinger tha se ndihmat e shtetit të tij do të orientohen në rregullimin e gjendjes ekonomike dhe reformimin e politikave sociale.

“Kosova po përparon në aspektin e zhvillimit të institucioneve demokratike dhe në rregullimin e jetës për të gjithë qytetarët e saj”, tha Beglinger.

Ndryshe marrëveshja siguron një kornizë të re ligjore për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në implementimin e reformave politike dhe ekonomike në Kosovë.

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, (SDC), dhe sekretari i shtetit zviceran për çështje ekonomike mbështesin Kosovën në procesin e tranzicionit me një buxhet vjetor rreth 15 milion franga zvicerane.

Ky bashkëpunim do të ketë në fokus sundimin e ligjit, fuqizimin e qeverisjes lokale dhe proceseve demokratike, zhvillimin e infrastrukturës së qëndrueshme, posaçërisht në fushën e furnizimit me ujë, përkrahje në sektorin privat si dhe arsimit profesional.




 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)