29 Mars 2024

Zgjidhja e veriut të Mitrovicës sipas planit të Ahtisaarit

Prishtinë, 31 gusht - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, përsëriti të martën qëndrimin e tij se zgjidhja e veriut të Mitrovicës duhet të bëhet vetëm sipas Planit të Martti Ahtisaarit.

Kryekuvendari Krasniqi tha se idetë që vijnë nga organizatat si Grupi Ndërkombëtar i Krizave janë të paarsyeshme përderisa institucionet e Kosovës kanë një plan që është ai i presidentit Ahtisaari i cili u jep shumë të drejta komuniteteve në Kosovë.

Këto komente Krasniqi i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, me ç’rast u përcaktua seanca e parë e sesionit vjeshtor e cila do të mbahet më 2 shtator për të shënuar 100-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë. Ndërkohë, seanca e rregullt e Kuvendit do të mbahet me datën 6 të po këtij muaji.

Krasniqi i është kundërpërgjigjur kërkesës së përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, i cili dje ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës të miratojë ligjin për persona të pagjetur.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës pritet që të miratojë një sërë ligjesh që lidhen me luftën e fundit në Kosovë, duke lënë të kuptojë se edhe çështja e të pagjeturve do të përfshihet në mesin e këtyre ligjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)