26 Prill 2024

Zgjedhjet e lira parakusht i zhvillimit demokratik të Kosovës

Prishtinë, 30 nëntor - Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Majkel Gjifoni dhe me këtë rast është biseduar për përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 12. dhjetor të këtij viti.
 
“Ishte një dëshirë e përbashkët qe produkti i zgjedhjeve  te jete i atille që ta pranoje i tërë spektri politik dhe kjo është në interes të Kosovës dhe rrugëtimit tone ne integrime edhe ne Evrope”, ka thënë akademik Daci. .

Ambasadori Giffoni tha se takimi i sotëm kishte për qëllim shkëmbimin dhe pjesë e takimeve preliminare me te gjithë liderët e partive politike te cilat janë ne liste për zgjedhjet e përgjithshme ne Kosove.

“Unë jam i interesuar dhe kam thënë edhe ne takime me liderët e partive tjera se duhet te ketë zgjedhje te lira, fer dhe demokratike, dhe se ky është kusht për një jete demokratike ne Kosove, pasi që këto janë zgjedhjet e para të përgjithshme ne Kosove pas shpalljes se pavarësisë dhe duhet te janë të suksesshme . Në këtë janë duke punuar të gjitha vendet qe janë te përfshira ne Kosove dhe ju sigurojmë se kontributi I misionit ndërkombëtar nuk do te mungoje, por përgjegjësia me e madhe është e lidershipit te këtij vendi I klasës politike të Kosovës”, tha ambasadori Giffoni.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)