24 Prill 2024

Zgjedhjet e 12 dhjetorit një hap përpara drejtë demokracisë

Prishtinë, 30 nëntor - Ministri Rexhepi priti në një  takim Bjorn von Sydow, raportues i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në këtë takim u diskutua për procesin zgjedhor dhe për mbarëvajtjen e tyre.

Ministri Rexhepi e njoftoi Bjorn von Sydow, lidhur me punën e bërë në pastrimin e bazës së të dhënave të regjistrit qendror civil nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në të njëjtën kohë, ministri Rexhepi e njoftoi edhe me përgatitjet e bëra nga ana e Policisë së Kosovës për zbatimin e Planit Operativ me qëllim të ofrimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Në anën tjetër Bjorn von Sydow e përgëzoi ministrin Rexhepi për kontributin e ofruar në këtë drejtim duke ndarë vlerësimin e përbashkët, se zgjedhjet e 12 dhjetorit do të shënojnë edhe një hap përpara drejtë konsolidimit të demokracisë në vend, duke i përmbushur standardet ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)