19 Prill 2024

Zëvendësshefi i ICO-së përgëzoi Ministren Tahiri

Prishtinë , 16 prill - Znj. Edita Tahiri, ministre e Ministrisë së Administratës Publike ka pritur z. Fletcher M. Burton, zëvendësshef i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë.
 
Ministrja e MAP-së ka njoftuar z. Fletcher me vizionin e saj për resorin që e udhëheq ajo dhe ka shpalosur prioritetet të cilat do të kenë vëmendjen e veçantë, për realizimin të cilave, mbështetja e vazhdueshme e partnerëve dhe donatorëve ndërkombëtarë do të jetë e mirëseardhur.
 
Procesi i Reformimit të Administratës Publike, i cili ka për qëllim një administratë efikase, efektive dhe neutrale, që korrupsionin dhe nepotizmin, si fenomene negative, nuk do t’i ketë pjesë të saj, do të mundësojë që proceset të jenë të suksesshme, ka thënë ministrja Tahiri.
 
Gjithashtu, edhe fushat tjera, siç është krijimi i infrastrukturës funksionale për institucionet e vendit, si dhe qeverisja elektronike, e cila do të mundësojë shërbimet më afër qytetarëve, janë synime që me një dinamikë dhe energji të shtuar do të lëvizin suksesshëm përpara.  Ministrja Tahiri ka përmendur çështjen e domenit shtetëror të Kosovës në internet, për të cilin kërkohet edhe mbështetja e mekanizmave ndërkombëtarë.
 
Ajo është ndalur tek projekti i regjistrimit të popullsisë, si një sfidë e cila kërkon mbështetje deri në realizimin final, në mënyrë që të dhënat statistikore që do të dalin të jenë në harmoni me kriteret ndërkombëtare dhe të pranueshme nga të gjithë. “ Prioritetet e MAP-së janë pjesë e kërkesave dhe  standardeve evropiane, përmbushja e  të cilave njëkohësisht rrit cilësinë e jetës së qytetarëve të vendit tonë” ka thënë në fund ministrja Edita Tahiri.
 
Zëvendës shefi i ICO-së, z. Fletcher ka  ministren e MAP-së për marrjen e përgjegjësive të reja, duke thënë se znj Tahiri  njihet  si një politikane e suksesshme dhe si një reformatore, prandaj posti i ministres në një ministri të rëndësishme si nga këndvështrimi horizontal dhe vertikal, ka qenë i mirëpritur. “Menaxhimi i administratës kërkon energji dhe zbatueshmëri, prandaj ne besojmë se ju jeni njeriu i duhur për këtë”, ka thënë z. Fletcher.
 
 Ai ka theksuar se partneriteti strategjik  do të jetë i plotë në realizmin e projekteve që janë prioritete të MAP-së, në veçanti në procesin e  Regjistrimit të Popullsisë, si dhe ka shtuar se Kosova duke ecur në rrugën drejt integrimeve, duhet në të njëjtën kohe të integrojë edhe minoritetet, si një faktor shumë të rëndësishëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)