24 Korrik 2019

Zëvendësohet flamuri amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë

Prishtinë 23 mars - Me rastin e 24 marsit, ditën kur Presidenti Bill Clinton e dha urdhrin për fillim e bombardimeve nga forca shumëkombëshe të NATO në vitin 1999, ndaj forcave paramilitare e militare policore e ushtarake serbe që ushtronin gjenocid ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare në Kosovë, Shoqata "Miqtë e Amerikës", sot do ta bëjë zëvendësimin e flamurit amerikan te shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë, me një të ri.

Ngritja e flamurit amerikan është një akt simbolik që përçon mirënjohjen e shtetit të Kosovës të populli amerikan për mbështetjen e dhënë deri tani ndaj Kosovës.

Ky akt dërgon mesazhe popullit dhe institucioneve amerikane se populli i Kosovës është dëshmitar dhe mirënjohës për veprimet mbështetëse amerikane, që treguan se Kosova ka merituar përkrahjen, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe në aspektin politik, ushtarak, arsimor si dhe në të gjitha fushat.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 korrik 2019

- Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të dëshmojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me 14 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë - Shqipëri, në Vërmicë. (Pika kufitare e Vërmicës, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim drejtorin e UNHCR. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim kryetarin e Komunës së Malisheves, Ragip Bega, më të cilin do të nënshkruajnë memorandume të bashkëpunimit për financimin e projekteve në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, kati 17, ish objekti Rilindja, ora 11:00)

- Qendra Mediale me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon mbahet debatin publik, me temë: "Taksa 100 për qind - kush fitoi, e kush humbi dhe çfarë?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon panairin me punime artizanale, veshje kombëtare dhe ushqime tradicionale. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim Sam Paice, udhëheqës i sektorit për demokratizim në Ambasadën Britanike. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:30)

- Komuna e Gjilanit organizon ceremoninë e dorëzimi te donacionit për shëndetësi nga Besnik Benz. (Qendra Klinike e Mjeksësisë Familjare, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)