29 Mars 2024

Zëvendësministri i Jashtëm Besnik Hoti vizitoi Shqipërinë

Tiranë, 14 dhjetor - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Besnik Hoti, gjatë një vizite zyrtare është pritur në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nga Taulant Balla, kryetar i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kryetar i Komisionit të Jashtëm.

Hoti theksoi se në kuadër të këtij takimi është diskutuar në përgjithësi rreth proceseve integruese të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare.

‘Ishte një takim shumë përmbajtësor ku kemi diskutuar kryesisht rreth proceseve integruese  të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare dhe u dakorduam për mbështetjen e Shqipërisë në këto procese’’ tha zëvendësministri Hoti.

Hoti ka folur edhe për mbështetjen  që Shqipëria  i ka dhënë në të kaluarën dhe po i jep edhe më tutje vendit tonë në lidhje me anëtarësimin në nismat rajonale dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)