26 Prill 2024

Zëvendëskryeministrja Tahiri zhvilloi takime me qeveritarët grek

Athinë, 4 qershor - Gjatë qëndrimit në Athinë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri u prit në ministrinë e Jashtme të Greqisë ku zhvilloi një varg takimesh me qeveritarët grek.

Në takimin me drejtorin politik në ministrinë e punëve të Jashtme greke, ambasadorin Typhon Paraskevopoulos, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri falënderoi shtetin grek për një angazhim pozitiv për Kosovën dhe stabilitetin e rajonit.

Zevendwskryeministrja foli për përparimet ne Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik dhe Sovran, si dhe reformat e thella që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës me prioritet për sundimin e ligjit, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe të mirëqenies së gjithë qytetarëve të Kosovës.

Më pas biseda u përqendrua në intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha planet me theks në bashkëpunimin ekonomik. Të dy palët vlerësuan rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në sferat e interesit të përbashkët duke potencuar angazhimin e përbashkët për prosperitetin dhe stabilitetin e rajonit.

Paraskevopoulos vlerësoi përparimet në Kosovë dhe siguroi se Greqia mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, në frymën e Agjendës së Selanikut për integrimin e gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin e Evropian.

Palët po ashtu vlerësuan progresin e dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë si një kontribut për paqen dhe stabilitetin e rajonit, fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe u vlerësua roli i BE-së për ndërmjetësimin e këtij dialogu.

Më pas, zëvendëskryeministrja Tahiri zhvilloi një takim me Ambasadorin Haralampos Dimitriou, Drejtor për Evropën Jug-lindore në Ministrin e punëve të jashtme Greke dhe udhëheqësit e departamenteve të Ballkanit perëndimor ku në një bisedë të gjatë u diskutuan mundësitë konkrete të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve.

Një pjesë e bisedës u fokusua në rrjedhat e dialogut teknik dhe rolin konstruktiv të palës së Kosovës në këtë dialog.

Ministria e Jashtme greke shtroi një drekë zyrtare për nder të zëvendëskryeministres Tahiri, ku morën pjesë qeveritarë grek të angazhuar për çështje të Evropës dhe rajonit.

Në orët e pasdites, zëvendëskryeministrja Tahiri vizitoi fondacionin Helen për politikë të jashtme dhe evropiane “ELIAMEP” me ç’rast u takua me udhëheqësit e fondacionit, me profesorin i Universitetit të Athinës Thanos Veremis, zëvendëspresident i Fondacionit ELIAMEP, profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti i Athinës dhe Zëvendëspresidentin e Fondacionit, Theodore A. Couloumbis, Historianin dhe këshilltarin special, Dr. Evangelos Kofos – ish ekspert për Ballkanin në Ministrin e jashtme Greke, Ambasadorin Alexandros Mallias – specialist për Ballkanin, Thanos P. Dokos, Doktorë shkence për marrëdhënie ndërkombëtare nga Universiteti i Cambridge si dhe z. George Tzogopulos – historian nga Universiteti i Athinës.

Zëvendëskryeministrja Tahiri shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të ELIAMEP-it dhe profesorëve të shquar grek në mbështetje të Kosovës. Më pas ajo mbajti një fjalim mbi perspektivat euro-atlantike të Kosovës duke veçuar aspektet dhe sfidat kryesore, përfshirë rrjedhat e dialogut teknik. 

Po ashtu, në mbrëmje, zëvendëskryeministrja Tahiri, mori pjesë në darkën me përfaqësues të biznesit Grek që janë angazhuar në Kosovë por edhe me biznesmen potencial që mund të inkuadrohen në të ardhmen.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)