29 Mars 2024

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi priti ambasadorin Salber

Prishtinë, 26 maj - Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në një takim ambasadorin Herbert Salber, drejtor i Qendrës se OSBE-së për Parandalimin e Konflikteve me seli në Vjenë  dhe Werner Almhofer , ambasador i OSBE-së në Prishtinë.

Në takim zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka falënderua ambasadoret për  bashkëpunimin e OSBE me Qeverinë e Republikës së Kosovës . Z. Kuçi me këtë rast potencoi kontributin e madh që misioni i  OSBE-së ka dhënë më herët dhe aktualisht po e jep në Republikën e Kosovës, duke premtuar se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takim është vlerësuar angazhimi i OSBE-së në fushën e Demokratizimit të shoqërisë, të drejtave të njeriut, ligjit dhe rendit dhe  në fushat tjera që OSBE së bashku me aktorët lokal dhe ndërkombëtar, është duke punuar.

Ambasadoret Herbert Salber dhe Werner Almhofer falënderuan Qeverinë e Kosovës për bashkëpunim dhe premtuan vazhdimin e mbështetjes për institucionet e Kosovës 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)