19 Mars 2024

Zëri i Popullit shprehë opinionet rreth skenarit të 'finales së madhe'

Prishtinë, 21 shkurt - Qëllimi i këtij sondazhi ka qenë identifikimi i perceptimeve dhe qëndrimeve të qytetarëve (Zëri i Popullit) në lidhje me skenarët rreth'finales së madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Numri i 1110 të anketuarve në këtë sondazh (90% shqiptarë, 9% serbë dhe 1% nga grupet e tjera etnike) e pëbëjnë mostrën përfaqësuese të popullsisë së Kosovës. Në këtë studim, në secilën komunë është përdorur mostra e thjeshtë proporcionale, duke u bazuar në numrin e popullsisë së komunës. Pyetësori përbëhej nga pyetje të hapura dhe të mbyllura. Në mënyrë që të kontrollohet puna e intervistuesve gjatë mbledhjes së të dhënave, rreth 15% (gjithsej 150 të anketuar) u ri-intervistuan. Kjo kontrollë është bërë përmes intervistave telefonike dhe vizitave në terren. Për të kryer procesin e verifikimit, të anketuarit u pyetën rreth 5 pyetjeve bazuar në intervistën orgjinale. Lista e kontrollit shërbeu si një mjet i rishikimit të parimeve të rastësishme të lokalitetit, pikës fillestare, njësisë së shtëpisë dhe parimin e zgjedhjes së respondentit. Përgjigjet e intervistës së parë dhe të dytë u krahasuan. Përveç procesit të zakonshëm të shqyrtimit, u krye një kontroll logjik i pyetësorëve të plotësuar. Matja prej 95% të kufirit (margjinës) së gabimitbazuar në mostrën e plotë është përafërsisht +/-3 pikë përqindjeje. Sidoqoftë, intervalet e besimit për vlerësimet e bazuara në nëngrupet e mostrës, siç është mostra serbe prej 100 të anketuarve, do të jenë dukshëm më të mëdha.

Sa i përket rezultateve, në paragrafët e mëposhtëm paraqesim gjetjet për çështjet vijuese:

i)    ndërpreja ose mosndërprerja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë;
ii)    vijat e kuqe të Kosovës në lidhje me fazën finale të dialogut;
iii)    në rast të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, a duhet Kosova të kërkojë të bashkohet me Shqipërinë; dhe
iv)     perceptimi i qytetarëve të Kosovës lidhur me tre skenarët për një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grupi i parë i gjetjeve tregon se shumica e popullsisë së Kosovës është kundër ndërprerjes sëdialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në përgjithësi, 62% e të gjithë të anketuarve nuk pajtohen me ndërprerjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si shqiptarët dhe serbët në Kosovë pajtohen që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Ekziston mbështetje më e ulët mes serbëve për vazhdimin e dialogut dhe një numër i rëndësishëm nga mostra serbe nuk kanë pasur opinion në këtë pyetje (27%). 63% në mesin e shqiptarëve dhe 54% në mesin e serbëve 'nuk pajtohen' ose 'disi nuk pajtohen' me ndërprerjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Grupi i dytë i gjetjeve  fokusohet në vijat e kuqe të Kosovës në lidhje me fazën përfundimtare të dialogut. Rezultatet janë:
â¦Â    Liqeni i Ujmanit duhet të mbetet brenda territorit të Kosovës (96% të shqiptarëve kundrejt 5% të mostrës serbe);
â¦Â    Trepça duhet të mbetet pjesë e Kosovës (99% të shqiptarëve kundrejt 9%  të mostrës serbe)
â¦Â    Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës (69% shqiptarëve kundrejt 0% të mostrës serbe);
â¦Â    Lugina e Preshevës duhet të mbetet pjesë e Serbisë (13% të shqiptarëve kundrejt 84% të mostrës serbe); dhe
â¦Â    Veriu i Kosovës (Zveçani, pjesë të Zubin Potokut dhe Leposaviçit) nuk duhet t’i bashkohen Serbisë (91% të shqiptarëve kundrejt 10% të mostrës serbe).

Grupi i tretë i gjetjeve fokusohet në çështjen nëse Kosova duhet të kërkojë të bashkohet me Shqipërinë (në rast të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë). Në këtë kontekst, opinioni është i ndarë, në përgjithësi, 43% përkrahin idenë se Kosova duhet të kërkojë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes de facto dhe de jure nga Serbia dhe 50% e refuzon këtë ide. Megjithatë, 49% në mesin e shqiptarëve dhe 76% e serbëve nuk pajtohen me opsionin që Kosova duhet të kërkojë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes de facto dhe de jure nga Serbia.

Grupi i katërt dhe i fundit i gjetjeve paraqet perceptimin dhe preferencat e qytetarëve të Kosovës lidhur me tre skenarët alternativ për një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështuqë, në lidhje me skenarin e parë - status kuo- vetëm një numër i vogël i të anketuarve (rreth 15%) u përgjigjën me 'shumë të kënaqur' ose 'disi të kënaqur' rreth status kuo-së aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Analiza e veçantë e mostrave shqiptare dhe serbe tregon një model disi të ndryshëm të përgjigjeve. Në këtë kuptim, 82% në mesin e shqiptarëve krahasuar me 50% në mesin e serbëve janë ose 'aspak të kënaqur' ose 'shumë pak të kënaqur' me status kuo-në aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sa i përket skenarit të dytë – dhënies së kompetencave ekzekutive për Asociacionin/bashkësinë e komunave serbe të Kosovës, në këmbim të njohjes de facto të Kosovës nga Serbia- ka edhe më pak mbështetje sesa për skenarin e parë. Vetëm 10% e të anketuarve janë përgjigjur me 'fuqimisht pajtohem’ ose ‘disi pajtohem' me skenarin e dytë. Përsëri, ka mbështetje të dobët në mesin e shqiptarëve të Kosovës (9%) dhe serbëve (16%)për t'i dhënë kompetenca ekzekutive asociacionit/bashkësisë së komunave serbe të Kosovës, në këmbim të njohjes de facto të Kosovës nga Serbia.

Sa i përket skenarit të tretë – ‘njohjes de facto dhe de jure të shtetësisë së Kosovës nga Serbia, e cila do të përfshinte korrigjimin e kufijve/ aranzhime të reja territoriale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’, u gjeneruan të dhënat në vijim: Ekziston një masë disi e ngjashme por shumë e vogël përkrahjeje (12% e shqiptarëve dhe 5% e serbëve) për skenarin-variantin e korrigjimit territorial në këmbim të njohjes de facto dhe de jure të Kosovës nga Serbia. Sidoqoftë, krahasuar me skenarët-variantet tjera, ka më shumë përkrahje në mesin e popullsisë shqiptare (30%) dhe përkrahje afërsisht të njëjtë në mesin e serbëve (27%) për korrigjimin e kufijve që do të rezultonte në njohjen globale të Kosovës dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB.

Sa i përket tre skenarëve, një analizë e shkurtër krahasuese mbi interpretimin e rezultateve gjeneron pasqyrën e mëposhtme: ka pak mbështetje nga të anketuarit (16% janë përgjigjur me 'shumë të kënaqur' ose 'disi të kënaqur') për vazhdimin e status kuo-së (skenari 1) dhe madje edhe më pak (10% u përgjigjën me ‘fuqimisht pajtohem’ ose ‘disi pajtohem’) për dhënien e kompetencave ekzekutive për asociacionin/bashkësinë e komunave serbe të Kosovës, me kusht të njohjes de facto të Kosovës nga Serbia (skenari 2). Sidoqoftë, ka më shumë përkrahje (30% e të anketuarve janë përgjigjur me 'definitivisht duhet' ose 'duhet') lidhur me korrigjimin e kufijve që do të rezultonte në njohjen globale të Kosovës dhe do të hapte rrugën për anëtarësim në OKB (skenari 3).

Një vlerësim krahasues ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në lidhje me tre skenarët prodhon gjetjet pasuese: Një numër i vogël i të anketuarve shqiptarë (14%) dhe  më shumë serbë (27%) shprehën kënaqshmërinë e tyre për status kuo-në aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë (skenari 1). Në mënyrë të ngjashme, 9% në mesin e shqiptarëve dhe 16% në mesin e serbëve shprehën pajtimin e tyre për dhënien e kompetencave të zgjeruara ekzekutive për asociacionin/bashkësinë e komunave serbe të Kosovës, në këmbim të njohjes de facto të Kosovës nga Serbia (skenari 2). Në kontrast me dy skenarët e mëparshëm, 30% në mesin e shqiptarëve, por ngjashëm me skenarin e parë, 27% në mesin e serbëve mbështesin korrigjimin e kufijve që do të rezultonte në njohjen globale të Kosovës dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB (skenari 3).

Në përgjithësi, mund të konkludohet se opinioni publik është  jo-konsistent dhe me pozicione kontradiktore. Përderisa, fjalët e përdorura në pyetje mund të ndikojnë në përqindjet e sakta që favorizojnë ose kundërshtojnë opsione të veçanta, mund të konkludohet se popullsia serbe dhe shqiptare e Kosovës flasin me zëra të ndryshëm në lidhje me vijat e tyre të kuqe dhe skenarët e preferuar, por me një zë mbi nevojën për të vazhduar dialogun.

E fundit, por jo për nga rëndësia, mund të vërehet se nuk ka përkrahje substanciale nga komuniteti shumicë në Kosovë (shqiptarët) për ndonjë nga tre skenarët. Kjo flet për faktin se për të qenë e pranueshme ndonjë marrëveshje e 'finales së madhe' nga shumica e (vox populi - zërit të popullit) në Kosovë, ajo duhet të sjellë diçka të qëndrueshme, thelbësore dhe funksionale në Kosovë, përndryshe është e destinuar të dështojë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)