29 Mars 2024

Wordsworth: S’ka negociata të reja për statusin

Londër, 22 qershor - Parlamenti britanik do të mund të ratifikonte, nga fundi i këtij viti apo fillimi i vitit të ardhshëm, Marrëveshjen për stabilizim-asociim me Serbinë, ka thënë ambasadori britanik në Beograd, Steven Wordsworth.


Por, ai ka paralajmëruar Beogradin që mos të shpresojë kot në rihapjen e çështjes së statusit të Kosovës.

I mbetet Serbisë që të gjejë një mënyrë se si do t’i qaset faktit që rreth kësaj nuk pajtohet me 22 shtete anëtare të BE-së që e kanë njohur Kosovën, tha ai.

“Konfrontimi i mëtutjeshëm nuk është në interes të Serbisë”, tha ai “Na duhet të vendosim si do t’ia bëjmë më tutje në lidhje me këtë që ‘pajtohemi se nuk pajtohemi’”, tha ambasadori britanik.

Ai e përsëriti se pavarësia e Kosovës “është fakt, i pëlqeu dikujt kjo apo jo”

“Para pak javësh isha në Bruksel dhe u takova me zyrtarë të shumtë të lartë dhe askush nuk mendon seriozisht se autoritetet e Kosovës do të pranojnë kthimin e pushtetit serb në Kosovë”, tha Wordsworth.

Po ashtu, shtoi ai, askush nuk mendon që ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhje e mirë, por pikërisht e kundërta, kjo do të ishte shumë e rrezikshme dhe do të mund të shkaktonte probleme më të mëdha në mbarë rajonin.

“Për këtë arsye nuk mund të ketë negociata të reja kushtuar statusit të Kosovës. Statusi nuk do të ndryshojë, ndërsa insistimi në negociatat Serbinë e çon në qorrsokak”, tha ambasadori britanik, duke theksuar se megjithatë duhet të ketë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit në lidhje me një numër çështjesh tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)