28 Mars 2024

VV kërkon largimin e Basri Ibrahimit dhe Afrim Haxhiut nga Bordi i Trepçës

Prishtinë, 28 maj - Ditën e djeshme është njoftuar se bordi i Trepçës ka zgjedhur Kryeshefin ekzekutiv Basri Ibrahimin dhe Sekretarin korporativ Afrim Haxhiun. Secili prej këtyre i njohur për lidhje me koniukturën e pushtetit që ka kapur shtetin, pra me krerët e PDK-së e ShIK-ut.

Basri Ibrahimi është aktualisht Kryeinspektor i Inspektoriatit të punës, i njohur për lidhjet e tij me Elmi Reçicën, por pa asnjë përvojë as në industri as në drejtimin e ndonjë ndërmarrjeje të madhe dhe me plot dështime në institucionin që drejton. Ibrahimi u zgjodh aty për ta zbatuar planin që e kanë tash sa kohë për ta zaptuar plotësisht Trepçën dhe për ta dërguar drejt falimentimit si përligje e kërkesave për privatizim të pjesëve të saj. Afrim Haxhiu, i afërmi i deputetit Bekim Haxhiu, sekretar në Këshillin e Sigurisë së Kosovës, ish punonjës në AKI, po ashtu pa asnjë përvojë në drejtimin e ndonjë ndërrmarje të tillë u zgjodh për të njëjtat arsye. E gjitha kjo në kohën kur gjendja financiare në Trepçë është tejet e rëndë.

Bordi plotësisht jo profesional dhe i kapur i Trepçës e bëri dje dhe një akt tjetër për zaptimin e Trepçës.

Ne do t'i kërkojmë Kuvendit të Kosovës të marrë masa për largimin e personave të tillë. Po ashtu do ta përkrahim sindikatën dhe punëtorët e Trepçës që mos t'iu nënshtrohen atyre dhe të kërkojnë largimin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)