28 Mars 2024

VV dënon ashpër kërcënimin në Kuvendin Komunal të Skenderajt

Prishtinë, 27 maj - Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Skenderaj, Vjollca Ramadani në mbledhjen e Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim i ka drejtuar disa pyetje përfaqësuesit të policisë në lidhje me aksidentin e një veture zyrtare, mirëpo zyrtari i policisë nuk është lejuar të shpejgohet nga nënkryetari i Skenderajt dhe zyrtar i PDK-së, Nuredin Lushtaku.

Të njëjtat pyetje asamblistja e Vetëvendosjes i ka parashtruar në mbledhjen e Kuvendit Komunal ndaj kryetarit të Komunës për të marrë përgjigje.

Përveç përgjigjeve të kryetarit, sot asamblistja e Lëvizjes u përballë edhe me kërcënimet dhe fyerjet e nënkryetarit të Komunës që vjen nga PDK, Nuredin Lushtaku të cilat janë parë përmes videoinçizimeve.

Të njëjtat kërcënime Lushtaku i ka përdorur edhe në mbledhje të komitetit duke u munduar të mbyll zërin e opozitës dhe duke tentuar të mohoj çdo mendim kritik përbrenda komunës në stilin e një gangsteri.

"Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të mos mbyllë sytë kur kërcënohen të zgjedhurit nga qytetarët."

 "Po ashtu i bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharit, por edhe drejtueses së Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, që të lejojnë asambleistët të shprehin mendimin e tyre, të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë llogari nga ekzekutivi i komunës dhe sjelljet e kërcënimet e tilla të përjashtohen nga Kuvendi Komunal", thekson Vetëvendosje.

Por, Lëvizja Vetëvendosje! i bënë të ditur z. Lushtaku dhe çdokujt të sojit të tij se asnjëherë nuk ka rreshtur dhe nuk do të ndalet së bëri opozitë dhe së kritikuari çdo qeverisje e zyrtar drejtues të institucioneve publike.

"Gangsterët në hall me klanet e tyre, prej nga po del çdo ditë nga një aferë skandaloze, nuk mund të kërcënojnë përfaqësuesit e votuar nga qytetarët", vlerëson në fund Vetëvendosje.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)