08 Maj 2024

VV: Bojkoti i PAN-it është opozitarizëm ndaj Kuvendit

Prishtinë, 17 gusht - Aktgjykimi AGJ700/2014 i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i datës 26 gusht 2014, ia ka vënë kazmën Republikës Parlamentare. Ky vendim i jep përparësi absolute të parit në garë në raport me shumicën e tërësisë.

Lëvizja Vetëvendosje thekson se për të propozuar kryetarin e Kuvendit, në vend se ata që e formojnë shumicën pas zgjedhjeve ta kenë të drejtën, tash koalicioni parazgjedhor që del i pari në zgjedhje e ka veton.

Ky aktgjykim i ka dhënë PAN-it të drejtën ekskluzive për fuqi përbrenda Kuvendit, porse sipas Vetëvendosje ata e përdorën këtë fuqi ekskluzivisht për padrejtësi kundër Kuvendit.

E braktisën mbledhjen konstituive më 3 gusht dhe nuk u kthyen në asnjërin prej tri vazhdimeve të saj. Më 9 gusht premtuan se do të jenë gati për 17 ose 18 gusht, ndërsa sot premtuan që do të jenë gati për 24 gusht.

"Nuk e dimë nëse do të vijnë që të rrinë me 24 gusht. Por, e dimë që do të bëhen plot tri javë që ulëset e kolonës së mesme në sallën e mbledhjeve plenare do të mbeten të zbrazëta. Thua se deputetët e PAN-it dëshirojnë që ulëset t’i kenë me vete kudo që ata ndodhen, prandaj ato ngelen bosh meqenëse janë karrige të palëvizshme e s’i marrin dot me vete", thekson Vetëvendosje.

Vetëvendosje vlerëson se bojkoti i PAN-it është opozitarizëm ndaj Kuvendit të Republikës dhe Lëvizjes Vetëvendosje!, ndaj kryesuesit Adem Mikullovci, deputetit më të moshuar por assesi më të vjetër, dhe, dyfishimit të forcës progresive që u bë partia më e madhe në vend.

"Në thelb të bojkotit të PAN-it ndodhet mospranimi i rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit 2017. Bojkoti i PAN-it është zëvendësim taktik për mosnjohje të rezultatit të zgjedhjeve."

"Po të mund të ktheheshin në muajin maj, kurrë nuk do ta ndërmerrnin nismën për zgjedhje të parakohshme nëpërmjet mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë."

"Se PDK nuk i deshi zgjedhjet e parakohshme për ta ribërë Kadri Veselin kryeparlamentar dhe as për ta bërë Ramush Haradinajn kryeministër, apo jo? Të tjera pazare kishin në mendje veçse populli me 11 qershor ua prishi pazaret e i la pa mend. Qytetarët e befasuan regjimin i cili nuk mund t’i befasonte më qytetarët. Aq i keq që ishte bërë ai", vlereson VV.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)