05 Gusht 2020

Vujanoviq s'nënshkruan dekretin për ambasadorin në Kosovë

Podogoricë, 5 shkurt - Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq në një intervistë për televizionin e Malit të Zi ka përsëritur qëndrimin se nuk do të nënshkruajë dekretin për emërimin e ambasadorit të Malit të Zi në Prishtinë derisa të mos njihet minoriteti malazez në Kosovë.

Ai ka vlerësuar se është e jo korrekte që në Kosovë malazezët nuk janë janë njohur me kushtetutë si minoritet dhe se kjo sipas tij është nënçmuese për ta dhe për Malin e Zi.

Ndërkqa reagimin e Beogradit ndaj vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Podgoricës me Prishtinën, Vujanoviq e ka quajtur "emotiv". Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk duhet të jetë tepër e zëshme as rreptë në shprehjen e disa vendimeve të saj, ndërsa Mali i Zi nuk duhet të përjetojë negativisht atë reagim.

Presidenti malazez deklaratën e patrikut serb Irinej, se malazezët dhe serbët janë një popull e ka cilësuar negacion të popullit malazez dhe se kjo deklaratë është e "papritur dhe e pazakontë" nga një dikush prej të cilit "priten mesazhe të mira dhe të buta". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)