26 Prill 2024

Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit

Prishtinë, 3 shkurt - Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike te Kosovës, Vjosa Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës me 65 vota për, asnjë votë kundër dhe pa asnjë apstenim.

Deputetja Osmani është propozuar për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi kryetari i deritashëm Glauk Konjufca, sot ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasi është zgjedhur ministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë Kurti.

Ajo është njëherësh femra e parë që do të udhëheqë me këtë post në Kuvendin e Kosovës

Më 26 dhjetorë këtë pozitë e ka marrë, Glauk Konjufca, mirëpo për shkak të arritjes së marrëveshjes politike LVV ka rënë dakord që këtë pozitë t`ia kaloj LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)