19 Prill 2024

Vettingu, proces i domosdoshëm për ta forcuar gjyqësorin

Prishtinë, 29 maj - Sistemi i drejtësisë duhet të çlirohet nga ndikimi i politikës. Procesi i Vettingut është i domosdoshëm si instrument për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe luftimin e korrupsioni në çdo nivel.

Kjo ishte tema e cila u shtjellua sot në tryezën “Vettingu – hapi drejt forcimit të gjyqësorit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,  organizuar nga Partia Socialdemokrate.

Në fjalën hyrëse të kësaj tryeze, deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina, tha se gjyqësori, në rastin më të mirë, ka dështuar sistematikisht në luftimin e korrupsionit përbrenda dhe jashtë saj. Për këtë, ajo shtoi se PSD po e shtyen përpara  Vettingun si mundësi për të rivlerësuar gjyqësorin.

“Si shoqëri, ne mund të gjejmë rrugë apo proces i cili na mundëson të funksionojmë normalisht siç i marrim shembull vendet perëndimore”, pontecoi ndër të tjera Pantina, duke shtuar se tryeza është njëri nga hapat dhe se tashmë është iniciuar edhe kërkesa për debat parlamentar lidhur me këtë proces.

Betim Musliu, drejtori i IKD-së, theksoi që Vettingu do të duhej të mirrte parasysh si fillim vullnetin politik, e më pas të ndërmirren hapa konkret si ndryshimet kushtetuese apo ligjore për të arritur qëllimin e vet.

Edhe përfaqësues të tjerë nga shoqëria civile nënvizuan rëndësinë e këtij procesi, por duke vënë në dukje vështirësitë për një proces të mirëfilltë. Arton Demhasaj nga ÇOHU, e quajti këtë proces mjaft kompleks dhe theksoi se problem kryesor i gjyqësorit është politika. Ndërsa, Përparim Kryeziu nga GLSP, u shpreh se Vettingu është proces i nevojshëm, por është vetëm një nga reformat që nuk e zgjidh problemin e drejtësisë. Gjithashtu, edhe Butrint Berisha nga PIPS deklaroi se duhet pasur kujdes në çdo hap gjatë këtij procesi që në fund të rezultojë suksesshëm.

Në fjalën e tij, Ulsi Manja, Kryetari i Komisionit për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, tha se nga përvoja në Shqipëri, sistemi i drejtësisë ka hasur në 3 probleme kyçe: vendimmarrje, mungesë të llogaridhënies dhe korrupsion. Ai shtoi se tre këto janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën”.

“Sipas rezultatit të sondazheve në ato kohë, 98% e qytetarëve të Shqipërisë kishin humbur plotësisht besimin në sistemin e drejtësisë”, nënvizoi po ashtu zoti Manja.

Për fund, u konstatua se vullneti politik për këtë proces është vital nga dita e parë deri në ditën e fundit. Dhe, nëse nuk ka vullnet politik, atëherë i gjithë procesi domosdosshmërisht do të dështojë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)