19 Mars 2024

Vetingu mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e sistemit të drejtësisë

Prishtinë, 22 nëntor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me temë: “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”.

Reforma më qënesore që sistemi i drejtësisë duhet t'i nënshtrohet është kontrolli i integritetit, profesionalizmit dhe pastertisë së figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve që aktualisht janë pjesë e sistemit, si e vetmja formë për të nxjerrur jashtë sistemit personat që kanë të kaluar të dyshimtë, që kanë afërsi me qarqet e korruptuara apo janë direkt të korruptuar, dhe të cilët nuk janë mjaftueshem profesional dhe të arsyetuar me vendimet e tyre.

Prandaj, GLPS konsideron që një proces i duhur i reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë duhet të ketë si rezultat një proces të vetingut, i cili paraqet të vetmën formë për të siguruar një sistem të pavarur, të paanshëm dhe profesional.
 



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)