24 Prill 2024

Vetëvendosje: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese antishqiptare

Prishtinë, 9 prill - Sot në ditën e dyvjetorit të  Kushtetutës së Kosovës, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! organizuan një aksion simbolik përmes së cilit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj sipas tyre "Kushtetutës së imponuar të Kosovës si dhe vendimeve antikombëtare të Gjykatës Kushtetuese".

Vetëvendosje e cilësoi Gjykatën Kushtetuese si gjykata më e lartë e Planit të Ahtisaarit ku sipas tyre me vendimet e saj të para ajo ka treguar se sa e etur është që t’i shkojë zbatimit të këtij plani antishqiptar deri në fund.

Fatin e stemës së Kuvendit Komunal të Prizrenit sipas Vetëvendosjes do ta kenë edhe ato pak institucionet të mbetura me simbolikë kombëtare shqiptare.

"Mision i kësaj gjykate është që Kosova të bëhet joshqiptare ku kjo gjykatë me vendimet e veta po e sulmon dhe fyen popullin shumicë të Kosovës, po na e përdhos identitetin dhe historinë", kanë thënë udhëheqës të Vetëvendosjes.

Vendimet e saj sipas tyre gjykata po i arsyeton me “interpretimin dhe zbatimin e Kushtetutës”.

"Kushtetutë Kosova ka pasur edhe në kohën e Rankoviçit, por ajo nuk ka qenë jona. Ligj ka pasur edhe në kohën e Rrahman Morinës, por ai ka qenë i huaj. Në çastin që  gjithçka arsyetohet me “zbatim të ligjit”, njerëzit bëhen robotë. Ligji duhet të  jetë yni, jo i Ahtisaarit", drejtues të kësaj levizje.

Ata po ashtu kanë thënë së Gjykata Kushtetuese nuk është marrë asnjëherë me veprimet e përditshme antikushtetuese të strukturave paralele të Serbisë. Kjo sipas tyre do të thotë që ose gjykata i konsideron këto struktura të drejta, ose vetë e shkel Kushtetutën të cilën e zbaton vetëm kur është nevoja kundër shqiptarëve.

Gjykata Kushtetuese nuk është marrë as me postet e dyfishta antikushtetuese të Kryeministrit e të Presidentit.

"Drejtësia selektive është padrejtësi. Padrejtësia është ekskluzivisht antishqiptare. Kjo gjykatë, ashku sikurse edhe të gjitha gjykatat tjera të EULEX-it dhe Planit të Ahtisaarit, janë për faqe të zezë. Ato na e qitën faqen e zezë", ka vlerësuar në fund Vetëvendosja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)