12 Nëntor 2019

“Vetëvendosje” shënoi trevjetorin e protestës së shkurtit

Prishtinë, 10 shkurt - Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, sot përkujtojnë protestën e përgjakshme të 10 shkurtit të vitit 2007, kur humbën jetën edhe dy protestues Mon Balaj dhe Arben Xheladini dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Në nderim të viktimave të rëna gjatë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë homazhe tek varri i Mon Balajt në Podujevë, ndërkohë që homazhe do të bëjë pasdite edhe tek varri i Arben Xheladinit në Prishtinë.

Në përkujtim të këtyre të vrarëve, do të vendosen lule edhe te pllaka përkujtimore në sheshin “Nëna Terezë”, kurse në kinemanë ABC do të shfaqet filmi “10 Shkurti”. Ndërkaq, në orët e vonshme është paralajmëruar mbajtja e një akademie përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Aktivistët e kësaj lëvizjeje, edhe pas tre vjetëve, kërkojnë që vrasja e qytetarëve kosovarë nga policët e kontigjentit rumunë të zbardhet.

Nga ana tjetër lidhur me këtë ngjarje më 15 shkurt para gjykatës është thirr të dal edhe një herë lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, i cili ka deklaruar se nuk e ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Glauk Konujfca, udhëheqës në këtë organizatë ka thënë dje se gjyqet që po i bënë EULEX-i, janë vetëm vazhdimësi e gjykatave të UNMIK-ut.

Në trevjetorin e vrasjes se Mon Balajt dhe Arben Xheladinit ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë. Kryetari i KMDLNJ-së Behxhet Shala tha se edhe pas tre vjetëve, këta asnjëherë nuk janë distancuar nga ai krim dhe këtë nuk e bëjnë as sot. Sipas tij KMDLNJ kërkon nga Institucionet e Kosovës që botërisht ta dënojnë këtë krim, të insistojnë të rinisin hetimet në mënyrë që drejtësia të çohet në vend. KMDLNJ po ashtu kërkon nga Parlamenti i Kosovës që ta ketë si pikë të veçantë 10 shkurtin 2007, ditën kur në mënyrë të dhunshme u shkel e drejta elementare e njeriut, e drejta e fjalës së lirë dhe protestës paqësore.

Reagimin e saj e ka dhënë edhe organizata e njohur ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International. Kjo organizatë ka shprehur shqetësimin për vonesën për të vënë para drejtësisë përgjegjësit për vrasjet e paligjshme dhe lëndimet e rënda gjatë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007.

Në një komunikatë të lëshuar për media kjo organizatë vëren me shqetësim se duket që gjithnjë e më shumë se ata që janë përgjegjës për vrasjet e paligjshme dhe lëndimet e rënda nuk po japin llogari, ndërkohë që as familjet e viktimave dhe të plagosurit nuk po dëmshpërblehen.

Sot më 10 shkurti 2010 bëhen tri vite kur kontigjenti rumun i policisë së UNMIK-ut në një protestë të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje vrau dy protestues paqësorë, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn si edhe plagosi rëndë dhe lehtë mbi 80-të protestues.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2019 - Mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore me c'rast  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, do të marrë edhe presidencën për udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore për një vit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Lokalet e Universitetit  të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. ora 9:00)

- Mahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ojekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me pProblemet e bizneseve me bankat komerciale. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lansohet projekti 'Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë' të mbështetur nga MCC dhe MFK i cili synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green i cili po  qëndron në Kosovë do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme. (Qendra e Rinisë, salla atele, përballë Sallës së Kuqe, ora 15:00) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold” i cili ofron një tregim narrativ të vështirësive me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, ora 19:00)