25 Prill 2024

Vetëvendosje!, prezanton aderues të rinj

Prishtinë, 11 nëntor - Lëvizja Vetëvendosje!, të enjten, më 11 nëntor, mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën i prezentoi pesë subjekte politike, të cilat iu bashkangjitën listës së kandidatëve për deputetë të Vetëvendosje!-s.

Konferencën e hapi Albin Kurti, i cili tha se ka nderin që sot t’i prezentojë:

Avni Klinakun – nga Lëvizja për Bashkim
Fadil Fazliun – nga Lëvizja për Integrim dhe Bashkim
Xhemajl Arënliun – nga Balli Kombëtar
Arif Krasniqin – nga Partia Ekologjike dhe
Elza Sadikun – nga Lëvizja Demokratike për Integrim.
 

Ky koalicion është joformal dhe zgjedhor, të gjithë 11 kandidatët e këtyre subjekteve do të hyjnë në listën e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Me këtë rast Albin Kurti tha “Është e mundshme të bëhemi bashkë dhe njëherë kur të bëhemi bashkë gjithçka është e mundur pastaj. Bashkë do të mundohemi që ta bëjmë ndryshimin për të mirë të vendit dhe qytetarëve. Ky ndryshim nënkupton ndryshimin e pushtetit.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)