19 Prill 2024

Vetëvendosje nominon edhe zyrtarisht Albin Kurtin për kryeministër

Prishtinë, 14 janar - Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka nominuar liderin partiak, Albin Kurti për kryeministër të vendit. Kurti mori mbështetje unanime për të parin e ekzekutivit në mbledhjen e sotme të këshillit të përgjithshëm të partisë.

E kandidati për kryeministër i LVV-së, Albin Kurti tha se fitorja në zgjedhjet e 14 shkurtit do ta bëjë ndryshimin në vend. Derisa edhe paralajmëroi reciprocitet me Serbinë dhe forcim të marrëdhënieve me ShBA-të.

“Le të bashkojmë besimin dhe të dërgojmë mesazhin se qytetarët e bashkuar bëjnë gjithçka të mundur. E qytetarët kanë vendosur se LVV të fitojë zgjedhjet, të formojë qeverinë dhe të bëjë ndryshimin e Kosovës. E kjo do të bëjë që secili prej nesh të marrë përgjegjësitë që na takojnë”, tha ai.

Kurti para delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, tha se anëtarësimi i Kosovës në BE është një proces i pandalshëm.

“Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet dhe mbi bazën e të kaluarës së afërt që ende nuk është mbyllur. Gjithçka do të nis me evidentimin e dëmeve të luftës, personave të pagjetur dhe dënimin e kriminelëve. Marrëdhënia me ShBA-të do të forcohet, Kosova e ka aleat ShBA dhe këto marrëdhënie do të forcohen. Anëtarësimi në BE është një proces i pandalshme lidhja e fuqishme me Gjermaninë është e domosdoshme”, tha ai.

Kandidati për kryeministër i LVV-së, adresoi edhe akuza ndaj ish-partnerit qeverisës LDK, duke thënë se braktisi rrugën e përbashkët dhe theu mirëbesimin e tyre.

“LDK braktisi rrugëtimin e përbashkët, braktisi luftën ndaj korrupsionit theu mirëbesimin e ndërtuar për dy vite si opozitë e përbashkët dhe shkeli programin qeverisës”, tha ai.

Derisa e propozoi kandidaturën e Kurtit për kryeministër, bashkëpunëtori më i afërt i tij, Glauk Konjufca tha se Albin Kurti është ai që punoi e nuk u tremb kurrë.

“Ju e dini se cili nga ne punoi më shumë, ai që u trembë më së paku dhe ai që përveti nuk kërkon kurrë asgjë. Kam nderin të prezantojë simbolin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës... unë në LVV nuk jam vetëm aktivist, jam dëshmitar i Albin Kurtit njëri, aktivist, shokë, deputet dhe dëshmitar i Albin Kurtit kryeministër”, tha ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)