19 Prill 2024

Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Rexhepit

Prishtinë, 15 maj - Disa ditë pas protestave të përgjakshme para ndërtesave qeveritare, Lëvizja “Vetëvendosje” ka bërë bilancin e përleshjeve me policinë e Kosovës për shkak të vizitës së Stefanovicit në Kosovë.

Në një konferencë për shtyp, “Vetëvendosje” ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi. Deputeti Glauk Konjufca nga zyrat e partisë ka thënë se me precedentët e krijuar kohëve të fundit, policia serish mund të drejtohet kundër qytetarëve që protestojnë lirshëm në rrugët e Kosovës.

Pas akuzave të Isa Mustafës kundër policisë, edhe “Vetëvendosje” ka akuzuar se në ditën e protestës kanë qenë të përfshirë militantë të PDK-së të cilët janë sjellë policë civilë.

\"Polici Kushtrim Haliti ka qenë komisionar i PDK-së gjatë zgjedhjeve të fundit\", ka thënë Konjufca. Në protestën e të enjtes mbetën të lënduar rreth 21 persona, përfshirë aktivistë të “Vetëvendosjes” dhe policë kosovarë.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)