23 Prill 2024

Vetëvendosje feston ditëlindjen e 15-të dhe ditën e çlirimit të Kosovës

Prishtinë, 12 qershor - Sot në ditën e çlirimit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje feston edhe ditëlindjen e 15-të.

"Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin "Skënderbeu", në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike", thekson Vetëvendosje.

Lidhur me manifestimin e paralajmëruar sot në Prishtinë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se organizatorët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për mbajtjen e këtij manifestimi.
 
"Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, dhe me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, me qëllim të mbarëvajtjes së tubimit, mbajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit."
 
"Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike,  shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë", thekson Policia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)