26 Prill 2024

Vetëvendosje! dorëzoi në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për peticione

Prishtinë, 11 qershor - Sot, Lëvizja Vetëvendosje! (LVV) dorëzoi në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për peticione.

 LVV konsideron se vullneti kolektiv dhe kërkesat e qytetarëve të shprehura përmes peticionit janë një e drejtë politike dhe kushtetuese që i japin kuptim demokracisë dhe e mbrojnë atë nga shpërdoruesit dhe mohuesit e saj.

Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është element esencial për demokracitë kudo dhe sidomos në Kosovë.

Projektligji i proceduar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje përcakton ligjërisht për herë të parë në Kosovë rolin dhe rëndësinë e peticioneve, mënyrën, përmbajtjen dhe efektet e tyre.

"Një ligj i tillë i ka munguar Kosovës kaherë. Në një kohë kur vullneti i shprehur edhe përmes zgjedhjeve zhvleftësohet, kur demokracia përkeqësohet, kur hendeku midis institucioneve dhe qytetarëve thellohet, bëhet edhe më i domosdoshëm krijimi i mundësive ligjore për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre dhe që të bëhen pjesë e marrjes së vendimeve në jetën politike e institucionale", thekosn LVV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)