19 Mars 2024

Vetëvendosje! do të organizojë tryezën për zgjedhjet me partitë politike

Prishtinë, 25 maj - Lëvizja Vetëvendosje! ka bërë të ditur se do të organizojë sot në ambientet e Kuvendit, tryezën e titulluar "Zgjidhja nëpërmjet zgjedhjeve", ku do jenë të ftuara subjektet politike në Kosovë.

Kjo tryezë mbahet me synim arritjen e konsensusit për realizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, si zgjidhja demokratike që do të mundësonte krijimin e një qeverisjeje legjitime të shumicës për të çuar përpara proceset e domosdoshme politike dhe ekonomike për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, zhvillimin e vendit dhe integrimet euro-atlantike, duke përfshirë këtu edhe pakicat në shtetin tonë e raportin me fqinjtë tanë.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)