20 Prill 2024

Vetëvendosje dhe KMLDNJ nuk e duan kolonelin rumun në Kosovë

Prishtinë, 26 prill - Lëvizja Vetëvendosje dhe KMLDNJ kanë kundërshtuar emërim e kolonelit rumun Marian Petre në krye të njësitit special të policisë së EULEX-it.

Ata e kanë cilësuar ofendim për Kosovarët pasi 4 vjet më parë policët rumunë vranë në një protestë paqësore Mon Balajn e Arben Xheladinin.

“Po të mendonte për rol konstruktiv EULEX duhet të emëronte në këtë pozicion dikë tjetër sepse ka mjaft të tjerë ”, ka thënë Behgjet Shala, drejtor ekzekutiv në KMLDNJ.

Por më ashpër se Shala këtë emërim e kundërshton Vetëvendosje. 

“Opinioni i Kosovës, e ka shumë të freskët 10 shkurtin e vitit 2007, kur njësia policore rumune në kuadër të UNMIK-ut, vrau 2 dhe plagosi 80 protestues paqësor dhe në vend që të merren në përgjegjësi, ata u dekoruan nga qeveria rumune”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)